Dërgimi në Kushtetuese i vendimit të GJKKO për Ballukun, Bardhi: Qeveria, presion drejtësisë

nga D. V.

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar si presion politik ndaj drejtësisë, vendimin e qeverisë për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese, masën e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres, njëherazi ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi tha se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, “Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave kanë ndërhyrë institucionalisht për të kërkuar shfuqizimin dhe pezullimin e një vendimi gjyqësor që cakton masa të sigurimit personal individualisht për një person”.

“Askund, në asnjë vend demokratik, nuk ka ndodhur që Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave të investohen institucionalisht në një rast individual për të goditur një masë sigurimi personal, qoftë kjo me karakter shtrëngues apo ndalues”, thekson Bardhi.

Sipas Bardhit, ky është një akt i pastër dhe i paprecedent i mbrojtjes institucionale politike nga drejtësia.

“Ky është një mesazh i qartë politik i çimentimit të kulturës së pandëshkueshmërisë. Është e qartë që kjo lëvizje ka vetëm efekte politike, më saktë është mjet presioni/mesazhi politik, dhe nuk synon zgjidhje juridike”, nënvizon Bardhi.

Bardhi theksoi se “ky është një moment i rëndësishëm në jetën institucionale të vendit për të provuar se pushteti gjyqësor nuk varet nga statusi i posaçëm që pushteti ekzekutiv i jep të pandehurve të veçantë, dhe se kushdo është i barabartë përpara ligjit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More