Dërguti: Kurti prej kohësh e mashtron opinionin publik për ‘marrëdhënie të shkëlqyera’, edhe kur ka krisje me Perëndimin

nga D. V.

Analistja politike Aida Dërguti ka pohuar se Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes, në rastet kur ka krisje të raporteve me Perëndimin, deklaron në publik se marrëdhëniet janë të shkëlqyera.

Ajo ka deklaruar se Kurti ka nxjerrë mësime nga përplasjet që ka pasur në të kaluarën me Administratën Trump.

“Mendoj se Albin Kurti prej kohësh e mashtron opinionin publik, sepse ka nxjerrë mësim nga konfrontimi që ka pasur me SHBA-në në të kaluarën, me Administratën Trump, kur u soll në mënyrë katastrofike me deklarata, ku iu referua Shtëpisë së Bardhë si ‘e Verdhë e Kuqe’, me ‘thika mbi harta’ e të tjera”.

“Prej së cilës nuk përfitoi shumë. Ai ka nxjerrë një mësim: që edhe kur ka prishje të marrëdhënieve, në publik, para opinionit, thotë se kemi marrëdhënie të shkëlqyera”, tha Dërguti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More