Dështon edhe vazhdimi i 13-të për konstituimin e Kuvendit, pasnesër vazhdimi i 14-të

nga D. V.

As në vazhdimin e sotëm të seancës së filluar qysh më 15 prill nuk u konstitua Kuvendi i Kosovës. Ishte përpjekja e 13-të me radhë për konstituimin e këtij institucioni ligjvënës, raporton Ekonomia Online. Seanca nisi përsëri me tentimin e Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë. Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga PDK, LDK, AAK e Lista Serbe që të bëjë propozimin e vet për komision por që të njëjtët nuk pranuan që të propozojnë kandidatët dhe nuk morën pjesë në votim.

Pas kësaj, me 56 vota për, 1 kundër nuk pati koourum për formimin e komisionit dhe Dehari bëri të ditur se senaca ndërpritet dhe se do të vazhdojë më 11 maj, në orën 10.00.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More