Dështuan me Zubimendin, por Liverpooli po e kompleton një tjetër transferim nga La Liga

nga D V

Liverpooli ka dështuar të transferojë Martin Zubimendin nga Real Sociedad në momentet e fundit, megjithatë ata tani po synojnë një tjetër transferim nga La Liga.

Gjiganti anglez po shqyrton seriozisht nënshkrimin e portierit të Valencias, Giorigi Mamardashvili, ka raportuar Fabrizio Romano.

The Reds madje janë gati të paguajnë një tarifë më të madhe se 30 milionë euro për ta litar atë pasi u impresionuan me raportet e skautizmit.

Por drejtuesit e Liverpoolit kanë një plan interesant me gjeorgjianin, pasi me ta transferuar synojnë ta huazojnë menjëherë.

Portieri gjeorgjian është i etur për lëvizje dhe do të pajtohet me kushtet personale. Ai madje është gati të kalojë një vit larg Anfield si huazim nëse është e nevojshme.

Drejtuesit e Liverpoolit janë prej ditësh në negociata me ata të Valencias dhe kjo javë është vendimtare për të nënshkruar me portierin.

Portieri 23-vjeçar mbajti 13 herë portën e paprekur në 37 ndeshje në La Liga sezonin e kaluar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More