Detaje të reja nga grabitja ndaj 25-vjeçares ukrainase në Greqi: Shenjat e gishtave nuk i përkasin të riut shqiptar, hetimi do nisë nga e para

nga L. M

Një kthesë e papritur është shënuar në rastin e grabitjes së përgjakshme të 25-vjeçares ukrainase, që ndodhi të premten e kaluar në Halkidiki.

Fillimisht një i arratisur nga burgu i Kasandrës me origjinë shqiptare u konsiderua si i dyshuari kryesor, analiza e gjurmëve të gishtërinjve zbuloi se ai nuk ishte i përfshirë në këtë rast, ndaj hetimi për të identifikuar dhe arrestuar autorin po nis nga e para.

Sipas informacioneve, gjithçka ndodhi rreth orës 17:00 të pasdites të së premtes, kur autori hyri me forcë në banesën ku po qëndronte e 25-vjeçares dhe pasi e goditi me thikë, i mori telefonin dhe 2.000 euro.

Menjëherë pas kësaj, autori u largua, ndërsa viktima, me origjinë nga Ukraina, u transportua me ambulancë në spital.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More