Detaje tronditëse janë bërë të njohura nga vrasja e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj në Selanik, i cili pasi masakroi me thikë gruan, u vetëvra duke u hedhur nga bllokoni i katit të dytë.
Sipas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore të trupit të 44-vjeçares, ajo duket se ka marrë mbi 40 plagë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Bashkëshorti i saj dyshohet se ka përdorur katër thika të ndryshme për t’i marrë jetën. Thikat janë gjetur me gjurmë gjaku dhe janë sekuestruar nga policia.
Viktima sipas mediave greke, mësohet se ka marrë plagë në qafë, fytyrë, në krahë dhe në bark, të cilat kanë qenë aq të forta, saqë njëra nga thikat është përkulur. Sipas mediave greke, varrimi i gruas do të bëhet nesër në Shqipëri. Gjithashtu edhe varrimi i 53-vjeçarit do të bëhet në atdhe në ditët në vijim.