Dhjetë kilometra korsi të dedikuara për biçikletat në Shkodër

nga D. V.

Shkodra renditet ndër 10 qytetet që përdorin më shumë biçikletën në shkallë europiane.

Me një traditë të hershme që zë fill në shekullin 19, Shkodra cilësohet si qyteti me përdorimin më të madh të biçikletës.

Ndaj bashkia e Shkodrës ka investuar në vijimësi në garantimin e infrastrukturës së nevojshme, duke shtuar korsitë e dedikuara për biçikletat.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga qyteti Shkodra, të cilën e cilësoi qyteti i biçikletave.

Rama solli në vëmendje se aktualisht janë ndërtuar 10 km korsi të dedikuara për biçikletat.

Promovimi i përdorimit të biçikletës dhe gjallërimi i jetës social-kulturore të Shkodrës mbetet në fokus të bashkisë së Shkodrës, e cila ka ndërmarrë shumë nisma në këtë drejtim.

Një prej tyre është edhe organizimi i ditës së biçikletave dhe shndërrimi e saj në një festë të përvitshme, duke synuar jo vetëm ripërtëritjen e traditës si edhe promovimin e mënyrës së shëndetshme të jetesës, por edhe gjallërimin e jetës kulturore të qytetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More