Shkup, 6 mars – Ministria e Financave sot nga Buxheti qendror në Bankën Zhvillimore ka transferuar transhenë e parë prej 10,4 milionë eurove të mjeteve të destinuara për përkrahjen e kompanive vendore nga kredia hungareze.
Siç njoftoi sot Ministria e Financave, transferimi është realizuar me kërkesë të Bankës Zhvillimore për tërheqjen e mjeteve, ndërsa pas miratimit të projekteve të miratohen nga bankat afariste.
Në Buxhetin e vitit 2025 janë planifikuar 250 milionë euro mjete për përkrahjen e kompanive vendase, me të cilat do ta stimulohet zbatimi i një cikli të ri investimesh në sektorin privat, i cili do të ndikojë në stimulimin e aktivitetit ekonomik.
“Presim që kompanitë t’i identifikojnë kushtet e favorshme që kemi siguruar me këtë linjë kreditore dhe mjetet e planifikuara të shfrytëzohen plotësisht. Ky do të jetë stimulim i fuqishëm për ekonominë vendase dhe përkrahje, veçanërisht duke pasur parasysh kushtet më pak të favorshme në suaza globale”, ka shkruar ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në profilin e saj në Fejsbuk.
Ajo shtoi se Ministria e Financave dhe Qeveria vijojnë të jenë partnerë të përkushtuar ndaj sektorit të biznesit.