Kongresi vjetor Botëror i Celularëve (MWC) ka nisur dhe po vazhdon në Barcelonë këtë javë.
Bëhet fjalë për një ngjarje që organizatorët thonë se bashkon “dhjetëra mijëra” liderë nga bota e lidhjes nën një çati, përcjell Telegrafi. Çdo vit është një shans për të parë se çfarë do të ndodhë më pas për telefonat celularë, laptopët dhe teknologjinë e konsumatorit, me një fokus të veçantë në inteligjencën artificiale (AI) këtë herë.
Veç kësaj, disa telefona celularë në MWC kishin një fokus më të lartë në fotografinë e nivelit profesional.
Ndërkohë, ndonëse nuk ishte e fokusuar te telefonat, kompania kineze Lenovo zbuloi laptopët e mundshëm me AI në MWC këtë vit.