Disa nga kandidatët për kryetarë komunash tashmë janë të njohur

nga Redaksia

Shkup, 14 qershor – Kandidatët për kryetarë komunash nga VMRO-DPMNE janë: për Bitola – Toni Konjanovski, për Ohër – Kiril Pecakov, për Shtip – Ivan Jordanov, për Veles – Marko Kolev, për Kavadar – Mitko Jançev, për Gjevgjeli – Andon Saramandov, për Aerodrom – Dejan Miteski, për Butel – Darko Kostovski, dhe për Gjorçe Petrov – Aleksandar Stojkovski, shkruan Zhurnal.mk.

Nga partia njoftojnë se në mesin e korrikut do t’i shpallin edhe kandidatët e tjerë, përfshirë edhe favoritin për kandidaturën për kryetar të Shkupit, dhe se do të kenë konsultime edhe me partnerët e koalicionit.

Socialdemokratët janë të heshtur. Deri më tani kanë deklaruar vetëm se tre nga kryetarët aktualë të komunave të Qendrës, Krushevës dhe Kriva Pallankës do të kërkojnë votën e qytetarëve sërish. Partia më e madhe opozitare ka thënë se deri në fund të muajit do ta kompletojë listën e plotë të kandidatëve për kryetarë komunash, duke përfshirë edhe kandidatin e saj për qytetin e Shkupit.

Koalicionit “Vlen” i mungojnë edhe tre emra për ta kompletuar listën e kandidatëve për komunat me shumicë shqiptare. Priten kandidatët për Likovë, Haraçinë dhe Studeniçan.

Koalicioni “Vlen” do t’i rikandidojë kryetarët aktualë të Tetovës, Çairit dhe komunës së Zhelinës.

BDI ende nuk i ka zbuluar kandidatët për pozitat udhëheqëse në njësitë e vetëqeverisjes lokale. Partitë më të vogla politike që nuk janë pjesë e dy koalicioneve të mëdha të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së kanë paralajmëruar pjesëmarrje të pavarur si për kryetarë komunash, ashtu edhe për këshilltarë. Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në tetor të këtij viti. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka paralajmëruar shpalljen e zgjedhjeve në fund të korrikut ose në fillim të gushtit.//Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More