Ditët e Kulturës së Ulqinit në Prishtinë me ekspozitë dhe koncert

nga D. V.

Sot dhe nesër në Prishtinë do të zhvillohen “Ditët e Kulturës së Ulqinit”, të organizuara nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi.

Aktivitetet kulturore fillojnë sonte me ekspozitën e piktorëve akademikë nga Ulqini: Naser Hasa, Bilal Nikezi dhe Edin Kapllani, ngjarje kjo që fillon nga ora 18:00, në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.

Ndërsa, më 6 nëntor nga ora 19:00 mbahet “Koncert folklorik muzikor i traditës Ulqinake”, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Pallati i Rinisë

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More