Gëzim Kelmendi nga Partia Fjala ka folur lidhur me përdorimin e fesë për propagandë dhe për agjentura.
Kelmendi ka thënë se nuk beson që në Kosovë ka pasur vrasje politike ashtu siç i quajnë të tjerët.
“Vrasjet që kanë ndodhur të disa zyrtarëve të lartë politikë në Kosovë kanë qenë nga dora e zgjatur e Serbisë. Serbia nuk ka kursyer metoda për ta destabilizuar Kosovën. Dhe tash, qoftë edhe duke përdorur fenë, mund ta përdorë, nuk e përjashtoj atë mundësi, sepse ne e dimë se kush është Serbia”.
“Derisa ka qenë e gatshme që në qytetin tim… t’i vrasë në kafiterinë Panda djemtë e rinj [serbë], çka pret prej një Serbie për t’i realizuar qëllimet e veta”, ka thënë Kelmendi.