Publikohen disa pamje që tregojnë një punonjës të postës në Australi duke hedhur një pako mbi gardhin e një shtëpie.
Ngjarja u bë virale në rrjetet sociale, ku përdoruesi që publikoi videon shkruajti me ironi: “Të paktën e dorëzoi, nuk la vetëm një letër”.
Komentet ishin të ndara — disa e quajtën “dorëzimin më të mirë ndonjëherë”, ndërsa të tjerë e kritikuan ashpër sjelljen e shoferit.
Një komentues tha se “pakot kalojnë edhe më keq nëpër qendra shpërndarjeje”, ndërsa një tjetër shtoi: “Imagjino sikur brenda të ishte diçka prej qelqi”.
Kompania theksoi se do ta shqyrtojë më tej këtë rast.
