Shkup, 6 shtator – Gjatë kontrollit në kufirin jugor të makinës të ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë së Zaev, Dragi Rashkovski, i kapën 20,000 euro, të cilat nuk kishte dokumente për mjetet e deklaruara, transmeton zhurnal.mk.
Ai deri tani është ndaluar në kufirin e Bogorodicës, ndërsa mjetet janë konfiskuar.
Kujtojmë se ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, së bashku me gjashtë të akuzuar të tjerë, morën dënime me burg nga tri deri në tetë vjet për abuzime në rastin “Softuerët”.