Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

nga D V

Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) mëngjesin e sotëm.

Ai ka qëndruar në SPAK për më shumë se 2 orë dhe është thirrur si person që ka dijeni për hetimet.

Sipas medieve, ai është thirrur për të dëshmuar mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte zv/drejtor i ARRSH-së dhe drejtor ishte Evis Berberi, i cili është në hetim nga SPAK nën masën e sigurisë  ‘arrest me burg’.

Pas daljes nga SPAK Gentian Gjyli nuk foli për mediet.

Gentian Gjyli u emërua drejtor i ARRSH-së, më 28 mars 2024.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More