Duma: Përpjekje për ta kthyer Shqipërinë në hub inovacioni

nga D V

Zv.ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Sokol Duma mori pjesë në Konferencën e Inovacionit dhe Progresit: Rritja e Gjurmës së Shqipërisë në Ekonominë Digjitale Rajonale, që u mbajt ditët e fundit në Tiranë.

Konferenca bashkoi liderët kryesorë të biznesit dhe qeverisë për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e së ardhmes digjitale në Shqipëri.

Duma foli për përpjekjet e përbashkëta midis sektorit publik dhe privat që janë kyçe për ta kthyer Shqipërinë në një hub inovacioni, digjitalizimi dhe dije, nëpërmjet përpjekjeve të bashkërenduara me biznesin dhe botën akademike.

Raporti i Digital Economy and Society Index tregon se Shqipëria ka bërë hapa përpara në këtë sektor.

MEKI po bashkëpunon me biznesin për të ngushtuar sa më shpejt hendekun që na ndan me Europën, duke përfshirë nisma me rëndësi thelbësore si e-tregtia, e-shitjet apo përmirësimi i pagesave digjitale që janë thelbësore për të ngritur konkurrueshmërinë e ekonomisë sonë digjitale në rajon dhe në Europë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More