Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

nga L. M

Në Parlament, kreu i SPAK Altin Dumani u pyet nga deputetë e opozitës për lajmet që qarkulluan në media për thirrjen e Belinda Ballukut në SPAK.

Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Dumani tha se nuk ka për të dhënë asnjë koment dhe theksoi se nuk ka pasur asnjë shqetësim nga prokurori Dritan Prençi për kërcënime.

Pyetje: Në media është raportuar për presion nga nivele të larta të ekzekutivit apo eksponentë të krimit të organizuar ndaj prokurorit të posaçëm Dritan Prenci lidhur me një çështje që përfshin zv/kryeminsitren Balluku. A ju ka njoftuar prokuroi mbi këto presione dhe çfarë masash keni marrë? E thotë Balluku kudo ku shkel, në fushatë mbledh vota duke ofruar mbrojtje nga SPAK në emrin tuaj

Dumani: Për çështje në hetim s’kam për të dhënë asnjë koment. Prenci dhe të gjithë prokurorët kanë të gjithë mbështetjen time dhe përkrahjen time si prokurorë të posaçëm. S’më ka paraqitur shqetësim për kërcënime për shkak të funksionit të tim ka mbështetjen time dhe solidaritetin tim në hetimin e çdo çështje dhe siç thashë jo vetëm Prençi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More