Dy orë liri, por nën vëzhgim me GPS, për të parin të dënuar që do ta vuajë dënimin në arrest shtëpiak me byzylyk elektronik

nga Xh M

Shkup, 2 tetor – Pas publikimit të lajmit se i pari i dënuar në Maqedoni që do ta vuajë dënimin në arrest shtëpiak me byzylyk elektronik është një 79-vjeçar nga Velesi, edhe ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, e promovoi këtë risi duke e ndarë informacionin.

Ai sqaroi se i dënuari do të ketë të drejtë të dalë dy orë në ditë.

“Një i dënuar 79-vjeçar nga Velesi do të vuajë 3 muaj arrest shtëpiak me byzylyk elektronik në kyçin e këmbës – masa e parë e këtij lloji në sistemin tonë gjyqësor. Ai do të mund të dalë nga shtëpia vetëm për 2 orë në ditë, por lëvizjet e tij do të jenë nën mbikëqyrje të rreptë përmes GPS-it dhe pajisjeve sinjalizuese”, tha ministri.

Sipas tij, ky është vetëm fillimi i sistemit të ri të mbikëqyrjes elektronike – një hap drejt një zbatimi më human, më efikas dhe më të sigurt të dënimeve:

Alternativë ndaj burgut

Ulje e mbipopullimit nëpër burgje

Risesocializim më i mirë

Siguri më e madhe për qytetarët

Filkov shtoi se Ministria e Drejtësisë tashmë ka përgatitur propozim-ligjin për probacion, i cili do ta zgjerojë përdorimin e arrestit shtëpiak, lirimit me kusht dhe drejtësisë restaurative – gjithnjë nën mbikëqyrje të kujdesshme, por humane.

“Fokus” më herët publikoi se veleshasi është dënuar me tre muaj burg për ngacmim seksual.

“Vendimi i parë me të cilin është shqiptuar arrest shtëpiak është marrë nga Gjykata e Velesit. Ai i referohet një 79-vjeçari të dënuar, i cili do ta vuajë dënimin për 3 muaj në arrest shtëpiak. Personi kërkoi nga gjykata shtyrje të ekzekutimit, por kjo u refuzua, që do të thotë se vendimi së shpejti do të fillojë të zbatohet. Pas përgatitjes së një programi individual nga shërbimi i probacionit, pajisja për mbikëqyrje elektronike do t’i vendoset të dënuarit”, njoftuan nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More