Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dhe kanosur një zyrtar policor.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të ndodhur të mërkurën rreth orës 23:30 në rrugën “Xhevë & Fehmi Lladrovci”, në Drenas.
Tutje në raport bëhet e ditur se nuk ka të lënduar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
