Dyshimet për burime të financimit, KQZ refuzon akreditimin e shtatë OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve

nga D. V.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar për moscertifikimin e shtatë organizatave joqeveritare dhe vëzhguesve të tyre, raporton Ekonomia Online.

Bëhet fjalë për këto OJQ: Qendra Rinore Shtime, Centre for Social Inclusion Gracanica (CSIG), NVO PBG, Shoqata Qytetare RESTART, Udruženje Žena Povratnica Naš Dom, Fuqia e Zërit – Poëer of Voice dhe Qendra Kulturore Orfeu.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, kërkoi sqarime lidhur me burimin e financimit të vëzhguesve, duke theksuar se “nëse vëzhguesit paguhen, duhet të dihet prejardhja e mjeteve”.

Ai shtoi se transparenca për fondet e përdorura është e domosdoshme, pasi çdo shfrytëzim i mjeteve publike duhet të jetë i qartë për publikun.

“Me sa e di vëzhguesit e kanë një ditë pune dhe për atë ditë punë nuk e di a janë vullnetar apo paguhen, ndoshta pak është e rregulluar që ata duhet të paguhen me një shumë simbolike është mirë të shihet edhe prejardhja e mjeteve, 259 vëzhgues nëse ka pagese simbolike mbërrin një shumë të caktuar, nëse i paguajnë prej dikujt duhet të vijnë ato mjete. Secili njeri e shfrytëzon paratë e shtetit ka të bëjë me publikun. Duhet të dihet prej burimit nga vijnë dhe si janë ato burime”, ka thënë Kurteshi.

KQZ në mbledhjen e sa të së hënës mori vendim për miratimin e procedurës për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për Zgjedhjet Lokale 2025. Ky dokument përcakton në mënyrë të detajuar të gjitha aktivitetet dhe procedurat që zhvillohen në QNR.

Në QNR bëhet numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, rinumërimi eventual i vendvotimeve me vendim të KQZ-së, PZAP-së dhe Gjykatës Supreme, si dhe tabulimi dhe publikimi i rezultateve përfundimtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More