“Jepini Donald Trump-it Çmimin Nobel për Paqen e meriton”, ka shkruar ai.
Postimi shoqërohej me një fotografi të krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, në të cilën shfaqet vetë Netanyahu duke i vendosur Trump-it një medalje gjigande, që i ngjan Çmimit Nobel për Paqen.
Presidenti amerikan duket teksa ngre duart lart, në një skenë festuese, ndërsa publiku e adhuron dhe nga qielli bien konfeti.
Në sfond është i dukshëm edhe slogani:”Paqe përmes forcës” (Peace Through Strength).