E rëndë në Gjermani, kryebashkiakja masakrohet me thikë para shtëpisë, në gjendje të rëndë për jetën

nga L. M

Iris Stalzer, kryebashkiake e qytetit Herdecke në Gjermaninë perëndimore dhe anëtare e Partisë Socialdemokrate (SPD), u gjet me plagë të shumta  në shtëpinë e saj të martën në mëngjes, sipas autoriteteve lokale.

Raportohet se kryebashkiakja është goditur disa herë me thikë.

Siç raportohet nga transmetuesi publik WDR, Stalzer u gjet gjallë nga ekipet e shpëtimit, por aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas mediave gjermane, Stalzer dyshohet se u sulmua para shtëpisë së saj dhe arriti të zvarritej deri në apartamentin e saj përpara se të rrëzohej.

Sipas BILD, fëmijët e saj të adoptuar, të moshës 15 dhe 17 vjeç, ishin në shtëpi dhe ishin ata që njoftuan autoritetet.

Stalzer ishte zgjedhur së fundmi kryetare bashkie.

Kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu keqardhje të thellë për sulmin: “Kemi marrë lajme për një akt të neveritshëm nga Herdecke. Tani duhet të sqarohet menjëherë. Kemi frikë për jetën e kryetares së zgjedhur të bashkisë Iris Stalzer dhe shpresojmë për shërimin e saj të plotë”, shkroi Merz në platformën X.

Kancelari gjerman shtoi se mendimet e tij janë me familjen dhe të dashurit e Stalzer, duke theksuar nevojën që drejtësia të vihet shpejt në vend për incidentin.
Policia po vazhdon të hetojë vendin e ngjarjes dhe të mbledhë prova, ndërsa ndërtesa ku jeton kryetarja e bashkisë mbetet e rrethuar./vizionplus.tv

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More