E rëndë në Pogradec, 33-vjeçari hidhet nga pallati dhe ndërron jetë

nga L. M

Një 33-vjeçar i ka dhënë fund tragjikisht jetës në rrethana të paqarta në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në qytetin e vogël juglindor, ku i riu ishte me pushime.

Bëhet fjalë për shtetasin Rene Haxhihyseni, i cili raportohet se është hedhur nga kati i katërt i apartamentit ku pushonte dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

”Rreth orës 12:40, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, në lagjen Nr. 1, shtetasi R. H., rreth 33 vjeç, i cila si pasojë humbi jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More