E vërteta e FOTOS së Vangjush Dakos të publikuar nga Sali Berisha

nga L. M

Ish-kryetari i bashkisë Durrës, Vangjush Dako, është fotografuar teksa qëndron në një krevat dopio me Drejtorin e dorëhequr të Tatimeve në bashkinë Durrës, Ron Shqopa.

Fotoja e publikuar nga kryetari i Opozitës, Sali Berisha, tregon dy burrat e relaksuar në një krevat, ndërsa Vangjush Dako, qëndron duke naviguar në një aparat telefonik.

Përmes verifikimeve të kryera nga gazetari Elton Qyno, ka rezultuar se fotoja është bërë në ambientet e një dhome speciale që ndodhet në spitalin e Durrësit, dhomë e cila është e dedikuar vetëm për të paraburgosur apo dënuar të IEVP-së Durrës.

Pikërisht në këtë dhomë që rruhet me policë dhe dera apo dritarja është e përfocuar me hekura, ka qëndruar për pak ditë i dënuari Vangjush Dako, për shkak se Gjykata e Apelit të Posaçëm I shtoi vuajtjen e dënimit me 6 ditë të tjera burgim.

Gjatë qëndrimit në këtë dhomë spitalore burg, Dako, është vizituar nga të afërm dhe miq të tij, mes të cilëve dhe drejtori i dorëhequr i taksave në bashki, Ron Shqopa.

Edhe pse ambienti i dhomës, i përket juridikisht IEVP-së Durrës, ndaj Vangjush Dakos, nuk është marë asnjë kufizim për ndalimin e futjes të sendeve të palejuara, siç në këtë rast është dhe aparati i telefonit.

Kjo sjellje mund të çojë prokurorinë e Durrësit në hapjen e një hetimi ndaj Dakos, për “Futje se sendeve të palejuara brenda në IEVP”, duke çuar ish-zyrtarin e PS në një dosje të dytë penale.

Mësohet se aktualisht Dako, ka dalë nga kjo dhomë dhe ndodhet në shtëpi, për shkak se autoriteti i Drejtorisë së Burgjeve i ka dhënë një leje vjetore prej 5 ditësh.

Përmes këtij afati Dako, ka ekzekutuar dhe masën e dënimin me 6 ditë shtesë të dhënë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, pasi Dako u akuzua nga SPAK për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More