Ekstradohen nga Dubai dy të shumëkërkuar, njëri është vëllai i Nuredin Dumanit

nga D. V.

Dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale pritet të ekstradohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë brenda ditës së sotme.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Shtetit, e cila njoftoi finalizimin e procedurave ligjore falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet në Dubai, raporton euronews.al.

Në mesin e të ekstraduarve është Dashnor Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, i njohur për drejtësinë shqiptare si një nga vrasësit famëkeq me pagesë dhe aktualisht bashkëpunëtor i drejtësisë. Dashnor Dumani është i dënuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa ndaj tij rëndojnë edhe akuzat për vrasje dhe vjedhje me armë, sipas Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Personi i dytë që do të ekstradohet është Armis Stafa, i cili akuzohet nga GjKKO për pastrim parash në funksion të grupit kriminal Çopja që ka vepruar në qytetin e Elbasanit.

“Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale: D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë dhe A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan”, njofton policia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More