Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar Klinën për t’i dhënë mbështetje për rundin e dytë zgjedhor, kandidatit Zenun Elezaj, i cili shkon në balotazh me Sokol Bashotën e PDK-së.
“Sot në Klinë për t’i uruar kryetarit Zenun Elezaj për fitoren bindëse. Vërtet, kryetari Elezaj është vlerë e shtuar për Klinën. Ai ka rreth vetes njerëz profesionistë e me vlera, që çdo ditë bëjnë më të mirën për qytetarët, si në Asamble, ashtu edhe në ekzekutiv. Jam krenar për rezultatin dhe i sigurt se pas pak ditësh, Klina do ta konfirmojë fitoren e Aleancës”, shkruan Haradinaj.