Ende pa arritur piku i sezonit, gripi ka marrë hov

nga Xh M

Shkup, 30 tetor – Gripi ka filluar të marrë hov në vend, edhe pse piku i sezonit ende nuk është arritur. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë javës së kaluar është vërejtur një rritje e numrit të të prekurve krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar. Më të prekur rezultojnë personat nga mosha 15 vjeç e deri mbi 60 vjeç, ndërsa institucionet shëndetësore paralajmërojnë se në javët në vijim pritet që numri i rasteve të rritet edhe më tej. Të prekurit nga gripi zakonisht shfaqin simptoma të sistemit respirator.

“Gjatë javës së kaluar janë regjistruat 56 të sëmurë me grip, pra që janë persona më pasqyrë klinike me grip, ose sëmundje të ngjashme me grip. Gjithsej këtë sezon kemi 244 të sëmurë, bëhet fjalë për numër të vogël, por është rritje prej 63 për qind, është më i madh numri edhe nga mesatarja, edhe nga sezona e kaluar, por nuk është rritje e ndjeshme”, tha Dragan Koçinski, mjek në Institutin e Shëndetit Publik.

Gjatë periudhës së kaluar ka pasur rritje edhe të personave të prekur nga covid-19.

“Në javën e 33-të deri në javën e 38-të këtë sezon kemi pasur pikun prej personave të sëmurë me kovid-19. Këtu duhet të përmend se bëhet fjalë për një numër të vogël të testuar të personave nga kjo sëmundje. Gjithsesi kemi regjistruar numër më të lartë dhe përqindje më të lartë pozitiv” , shtoi Dragan Koçinski, mjek në Institutin e Shëndetit Publik.

Prej 80 mijë dozave të vaksinave kundër gripit seoznal në dispozicion, pothuajse gjysma e tyre është aplikuar, ndërsa 750 punonjës shëndetësor janë imunizuar kundër gripit. /Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More