253
Poezi nga: Hugo Mujica
Përktheu: Maksim Rakipaj
Erë
dhe retë shpërbëhen;
fryn një puhi dhe bardhësitë
shndërrohen.
Ka jehona
që s’janë ndër fjalët
në frymëmarrje janë
dhe s’përsëriten
veç na ftojnë të mbajmë vesh
përse na thirrën.