Erion Veliaj kërkoi të jetë prezent në mbledhjen për shkarkimin e tij, tensione mes anëtarëve të Këshillit Bashkiak për emrin që pritet të mbajë përkohësisht detyrën e kryebashkiakut

nga L. M

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në ambientet e Këshillit Bashkiak po përshkallëzohen tensionet, ndërsa një nga çështjet më të nxehta është propozimi që një nga katër zëvendës-kryetarët e emëruar nga Anuela Ristani të marrë në dorëzim funksionet e Veliajt përkohësisht, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë.

Debati mes anëtarëve është i fortë dhe i fokusuar mbi ligjshmërinë e këtij procesi dhe kohën e zhvillimit të tij, teksa ka indicie se mbledhja do të zhvillohet me dyer të hapura, duke garantuar transparencë për qytetarët.

Situata mbetet e tensionuar ndërsa pritet vendimi që do të përcaktojë fatin e kreut të bashkisë së kryeqytetit.https://www.panorama.com.al/tv/panorama.php

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More