Volejbollistja shqiptare Erjona Jonuzi ka shënuar edhe një sukses në karrierën e saj – është zgjedhur kapitene e Klubit të Volejbollit të Femrave “Rabotniçki” në Shkup.
Erjona, e cila udhëton nga Tetova për në Shkup për të realizuar ëndrrën e saj, është vlerësuar lartë nga KVF “Rabotniçki”.”
“Lidere e vërtetë edhe në terren dhe jashtë tij. Përfaqësuesja e Maqedonisë, për të cilën nuk paraqet aspak problem të udhëtojë çdo ditë në relacionin Tetovë – Shkup. Lojtare, për të cilën nuk ka top të humbur. Gjithmonë pa “njollë në gjuhë” di të përgjigjet në provokimet e kundërshtarëve, publikut dhe gjykatësve”, shkruan “Rabotniçki”.
 
			        
