Euro forcohet lehtë/ Fundi i sezonit rrit vlerën e monedhës europiane

nga L. M

Monedha europiane i është rikthyer rimëkëmbjes duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar në dy muaj.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë euro e ka mbyllur javën në kufijtë e 98 lekëve duke fituar gati 1 pikë brenda 10 ditëve .Ky vlerësim i euros vjen në një moment kur efektet sezonale të verës po zbehen, pasi jemi në fund të pikut të sezonit turistik. Gjatë muajve korrik–gusht, në vend u regjistrua hyrje masive e valutës europiane si nga turistët, emigrantët por edhe nga  investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme duke ndikuar direkt në dobësimin e saj përballë lekut në kursin e këmbimit.

Kjo konfirmohet edhe nga vlera e lartë e transaksioneve në monedhën europiane të cilat vetëm në korrik arritën vlerën e 556.4 milionë eurove duke regjistruar nivelin më të lartë  përgjatë këtij viti

Agjentët e këmbimit valutor parashikojnë se me përfundimin e sezonit turistik  monedha europiane do të fitoj territor përballë lekut duke vijuar që të ketë një forcim por pavarësisht kësaj  nuk parashikohet që të tejkaloj limitin e 100 lekëve.

Megjithatë, dobësimi i euros  gjatë 2025-ës ka qenë më i përmbajtur krahasuar me vitet e kaluara.

Nivelin më të lartë për këtë vit, euro e ka regjistruar në 30 janar, kur  arriti të këmbehej  me rreth 100 lekë dhe që nga ajo kohë ka humbur 2.85% të vlerës në raport me monedhën tonë.

Një forcim të lehtë ka regjistruar edhe monedha amerikane kundrejt lekut gjatë ditëve të fundit .Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar po këmbehet me rreth 84 lekë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More