Euronews: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ironizon Trumpin për ngatërrimin e Shqipërisë me Armeninë në prani të Macron

nga L. M

Batuta e kryeministrit Edi Rama në Komunitetin Politik Europian që po zhvillohet në Kompenhagen, ka tërhequr vëmendjen dhe të mediave të huaja si Euronews.

Në rrjetin social Instagram, Euronews ka shpërndarë videon ku Rama teksa takohet me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Heydar oghlu Aliyev, ka ironizuar deklaratën e përsëritur të presidentit amerikan, Donald Trump i cili tha se ndaloi luftën mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

“Duhet të na përgëzosh mua dhe Aliyevin. Trump i ka dhënë fund konfliktit midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”, i është drejtuar Rama, Macron duke shkaktuar buzëqeshje tek liderët e pranishëm

https://www.instagram.com/reel/DPT2jiPgStl/?utm_source=ig_web_copy_link

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More