Familja Vojkollari bekohet me katërnjakë, Rama: Mbështetja me bonusin e bebes vijon

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama ndau sot lajmin e gëzueshëm se katërnjakë kanë ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Rozeta dhe Geraldo Vojkollari kanë sjellë në jetë katërnjakë pas një shtatzënie natyrale.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Rama thekson se mbështetja me bonusin e bebes vijon. “Me lumturinë e familjes Vojkollari, të bekuar katërfish me ardhjen në jetë të Roal, Alroa, Roar dhe Auro në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik ‘Koço Gliozheni’, ku sigurisht mbështetja me bonusin e bebes vijon”, shkruan Rama.

Prej vitit 2019, qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale vijojnë zbatimin e programit të bonusit të bebes, nga i cili kanë përfituar rreth 227 mijë familje që kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre.

Sipas skemës aktuale, bonusi i bebes përfitohet nga familjet që jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri, në masën 40 000 lekë për lindjen e fëmijës së parë, 80 000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120 000 lekë për lindjen e fëmijës së tretë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More