“Faulli më i keq që ka pësuar në karrierën e tij”, Viniciur Jr i ‘mbijetoi’ një ndërhyrjeje brutale

nga D. V.

Real Madridi u bë finalisti i parë i Kupës së Mbretit pasi eliminoi mbrëmë (e martë) Real Sociedadin dhe Vinicius Junior ishte sërish në mesin e lojtarëve më të mirë të skuadrës mbretërore, por edhe më i përfoluri.

Braziliani regjistroi dy asistime dhe përveç kësaj dërgoi edhe tre pasime kyçe, krijoi dy raste të mëdha shtesë dhe shpërndau saktësisht 6 nga 8 topa të gjatë.

Asistimi për Jude Bellingham ishte një nga gjërat më të mira të lojës së mbrëmshme, duke bërë Vinicius Jr të papërmbajtshëm për kundërshtarin.

Lojtarët e Sociedadit e faulluan brazilianin në gjashtë raste dhe ndërhyrja e Jon Ander Olasagasti në fillimin e shtesës së dytë ishte veçanërisht e pakëndshme.

Vinicius nisi një kundërsulm dhe pasi dy lojtarë nuk arritën ta ndalonin, Olasagasti u fut me forcë në rrugën e tij me një start rrëshqitës dhe këmba e tij u ngrit praktikisht në gju, duke shkaktuar një faull shumë të rrezikshëm.

“Një nga faullet më të rënda që Vinicius ka pësuar në karrierën e tij”, përshkruan këtë ndërhyrje gazetat Marca dhe AS.

“Sipas mendimit tim, duhet të ishte një karton i kuq i pastër”, tha trajneri i Realit, Carlo Ancelotti. /Telegrafi/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More