Ferrari F1 i Schumacher u shit për 15.9 milionë euro

nga D. V.

Gjatë fundjavës, në Monako u mbajt një ankand ku vetura Ferrari F2001 e pilotit gjerman Michael Schumacher u shit për 15.980.000 euro të pabesueshme dhe e gjithë shuma shkon për fondacionin Keep Fighting, i cili vazhdon punën humanitare të shtatë herë kampionit të botës në Formula 1.

Shasia numër 211 konsiderohet si një nga veturat më të kërkuara të Ferrarit në histori, veçanërisht pasi Schumacher siguroi kampionatin e tij të katërt me të.

“Vetëm një fitore në pistën e Monakos do ta bënte shumë domethënëse këtë veturë, por fakti që ajo u vozit në një sezon në të cilin u fituan titujt, e ngre atë në një nivel krejtësisht të ri”, tha drejtori i shtëpisë së ankandeve RM Sotheby’s, Augustin Sabatie-Garat.

Ndryshe, F2001 mundësohet nga një motor 3.0 litërsh V10.

Dhe gjithashtu është vetura më e shtrenjtë Ferrari e shitur ndonjëherë, e drejtuar nga Schumacher.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More