Festat e Nëntorit, videokartolinë nga nxënësit e shkollës “Servete Maçi”

nga D. V.

Në prag të festave të 28-29 Nëntorit, nxënësit e shkollës “Servete Maçi” në kryeqytet, kanë realizuar një video të veçantë.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale, këtë videokartolinë nga nxënësit e shkollës “Servete Maçi” në Tiranë.

Me tingujt e këngës së artistes Vaçe Zela, “O moj e bukur Arbëri”, nxënësit e kësaj shkolle të veshur kuqezi, me flamuj në duar dhe instrumente muzikore, e kanë interpretuar sipas mënyrës së tyre.

Atmosfera e festave të Nëntorit, po ndihet në çdo shkollë në kryeqytet.

Krahas simboleve kombëtare, si flamujt dhe veshjet kuqezi të nxënësve, programet si “Art dhe Zeje”, përmes vizatimeve e pikturave, po nxisin edhe më shumë kreativitetin e fëmijëve me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë dhe 81-vjetorit të Çlirimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More