Fetai: Arbën Xhaferi është dritë që na udhëheq dhe rrugë që nuk do ta braktisim kurrë

nga Xh M

Shkup, 15 gusht – Zëvendëskryeministri njëherazi, një nga Krerët e VLEN, Arben Fetai ka kujtuar figurën e liderit të madh politik, Arbën Xhaferi, duke e vlerësuar si një nga personalitetet më të rëndësishme të historisë moderne shqiptare.

“Arbën Xhaferi na ka lënë një trashëgimi të çmuar, të gdhendur me mençuri, durim, qëndrueshmëri dhe një vullnet të pathyeshëm për dinjitetin e kombit tonë”, ka shkruar Fetai.

Ai ka theksuar se vizioni dhe urtësia e Xhaferit janë frymëzim i përjetshëm për gjeneratat që vijnë. “Me urtësinë e tij të rrallë dhe vizionin e një lideri me përmasa mbarëkombëtare, Arbni mbetet një frymëzim i përjetshëm, një dritë që na udhëheq. Ai është rruga që ne kurrë nuk do të braktisim”, ka përfunduar Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More