Fetai: Turp për politikanët opozitarë që manipuluan me tragjedinë familjare në Kumanovë

nga Xh M

Kumanovë, 8 tetor – Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe një nga lideret e VLEN ,Arben Fetai ka reaguar përsëri për rastin e djeshëm në Kumanovë ku u plagos bartësi i listës së AKI-së, Zekirja Shahini.

“Pa kaluar 24 orë, organet e rendit kanë bërë të qartë se tentim- vrasja e ndodhur në Kumanovë ka qenë vetëm e vetëm për motive familjare dhe private. Prositesja është arrestuar, ndërsa krimineli që kreu këtë akt po ndiqet me urdhërarrest”, ka reaguar Fetai.

Sipas tij është turp dhe neveri për të gjithë ata politikanë opozitarë, të cilët, në mënyrë të poshtër, manipuluan një tragjedi familjare për të nxitur tensione dhe për të ndotur fushatën zgjedhore me ngjyrime politike.

“Këta hipokritë duhet të dalin menjëherë dhe të kërkojnë falje publike për këtë turp. Marrja ju mbuloft!”, ka thënë Fetai, duke shtuar se bashkëvendasit të tyre Zekirja Shahinit i urojnë shërim sa më të shpejtë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More