FIFA dënon Serbinë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

nga D. V.

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka marrë një vendim në lidhje me ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 midis ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë, të fituar 0-1 nga kuqezinjtë në takimin e luajtur më 11 tetor 2025.

Federata e Futbollit e Serbisë (FSS) ka njoftuar me anë të një komunikate është gjobitur me 87,500 franga zvicerane për sjellje të papërshtatshme nga tifozët gjatë këndimit të himneve kombëtare dhe sjellje diskriminuese nga një pjesë e publikut gjatë ndeshjes.

FIFA gjithashtu ka marrë masën e mbylljes së pjesshme të të paktën 25% të kapacitetit të tribunave (kryesisht pas portave) në ndeshjen e ardhshme të Serbisë në kuadër të kualifikuesve, kundër Letonisë në Leskovac.

“Duke marrë parasysh përvojat e kaluara dhe milionat e gjobave të paguara jo vetëm kur ndeshjet luhen në fushën e tyre, por edhe për shkak të incidenteve në ndeshjet jashtë fushe, Federata e Futbollit e Serbisë nuk do të marrë përsipër shitjen e organizuar të biletave për sektorin jashtë fushe në stadiumin Ëembley, as nuk do të jetë përgjegjëse për sjelljen e tifozëve në ndeshjen e ardhshme me ekipin kombëtar të Anglisë”, thuhet në njoftimin e Federatës Serbe.

Federata e Futbollit e Serbisë u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë rregulloret dhe parimet e lojës së ndershme, si dhe të ndihmojnë ekipin kombëtar me mbështetjen e tyre në një frymë sportive dhe pa incidente.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More