Florian Nesimi: Pse “Levicës”i pengon fryma e ndryshimit te shqiptarët

nga Redaksia

Shkup, 26 tetor – Florian Nesimi ka reaguar ashpër në rrjete sociale, duke theksuar se Levicës i pengon fryma e ndryshimi te Shqiptarët.

“Ajo që më bie mua në sy është ofensiva e madhe propagandistike e Levicës kundër VLEN-it dhe posaçërisht kundër Bilall Kasamit. Levica hapur e pranon se është parti pro-ruse dhe anti-shqiptare qëllimi final i së cilës është të dobësojë faktorin shqiptar.

Vetë fakti që ajo vendosi të nxjerrë një kandidat në Tetovë, edhe pse pa asnjë shans për fitore, tregon qartazi se qëllimi ishte dëmtimi i Bilall Kasamit dhe pamundësimi i fitores së tij që në rrethin e parë, e që më pastaj në rrethin e dytë të luajë politika destruktive dhe nëpërmjet portaleve të tyre të shkaktojë manipulime dhe përçarje te shqiptarët.

Dhe përshtypja është se Levicës nuk i pengon vetëm VLEN-i apo Kasami, por asaj i pengon fryma e ndryshimit që ka filluar te shqiptarët. Sepse ndryshimi në kampin shqiptar nënkupton edhe dobësim të strukturave të vjetra që kanë mbajtur gjallë sistemin e vjetër e të kalbur politik, pjesë e së cilës është edhe vet Levica.”, status facebook’u i Florian Nesimit

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More