Fondi rezervë për kreditë me probleme mbulon 66% të huadhënies

nga L. M

Bankat tregtare ruajtën qëndrueshmi të fondit rezervë ose siç njihen ndryshe të provigjoneve, për kreditë me probleme, konform kërkesave regullatore të Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, në qershor 2025 provigjonet mbuluan 66% të kredive me probleme. Ndërsa mbulimi me kolateral i kredisë mbetet në nivele të larta dhe gjatë periudhës u rrit me 2 pikë përqindje, në masën e 78% të kredive.

Kreditë me kolateral në formën e pasurive të paluajtshme zënë rreth 60% të kredisë së kolateralizuar ose 47% të tepricës së kredisë. Stoku i kredisë së kolateralizuar me pasuri të paluajtshme është zgjeruar me 18% në krahasim me një vit më parë, si rezultat i rritjes së kredisë së kolateralizuar me pasuri të paluajtshme rezidenciale

Fondi i provigjoneve është i lidhur drejtpërdrejtë me nivelin e kredisë me probleme. Shkalla e provigjoneve rritet kur shtohet numri i kredive me probleme, me vonesë shlyerje më shumë se 60 ditë.

Ndërkohë sipas të dhënave nga BSH-ja, kreditë me probleme kanë shënuar rënie gjatë vitit 2025. Në fund të korrikut 2025 kredia me probleme regjistroi nivelin 4, 04 %.

Ndërkohë, kredia për ekonominë në fund të muajit qershor 2025 shënoi vlerën 892,7 miliardë lekë, ose rreth ose 12 miliardë lekë më shumë se në muajin maj 2025

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More