Fordi tërheqë mbi 115 mijë automjete në SHBA

nga D. V.

Kompania amerikane e automjeteve, Ford, po tërheq mbi 115 mijë e 500 automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo tërheqje po bëhet shkaku i një defekti që mund të shkaktojë devijim të drejtimit, tha të mërkurën Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA-së, raportoi të mërkurën Reuters.

Problemi, i cili potencialisht mund të çojë në humbjen e kontrollit të drejtimit, prek automjetet me vitet e modelit 2020 deri në 2021, dhe përfshin automjetet F-250, F-350 dhe F-450.

Tregtarët e Fordit do të inspektojnë dhe riparojnë ose zëvendësojnë pjesën e dëmtuar pa pagesë, thuhet në njoftimin e këtij autoriteti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More