Forumi i Gruas VLEN në Dibër dëshmon fuqinë e ndryshimit

nga Redaksia

Dibër, 27 shtator – Sonte në Dibër, Forumi i Gruas VLEN dëshmoi mbështetje të fuqishme për kandidatin për kryetar komune, Fisnik Melën.

Në një tubim të mbushur me energji dhe entuziazëm, nënat, zonjat, motrat dhe zonjushat dibrane u rreshtuan përkrah Melës, duke dhënë një garanci të qartë për fitoren e madhe më 19 tetor dhe për një të ardhme më të mirë për qytetin.

Mela theksoi se gratë janë shtylla kryesore e përfaqësimit dhe themeli i çdo shoqërie, duke shtuar se sonte ato dëshmuan se janë edhe forca kryesore e ndryshimit në Dibër.

“Dibra VLEN, bashkë fitojmë dhe bashkë do të ndërtojmë një Dibër me dinjitet, zhvillim dhe përfaqësim të merituar,” u shpreh ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More