Foshnja brohoret për babanë që u kthye nga një udhëtim pune

nga D. V.

Kur Willow Fortuna hapi kamerën në telefonin e saj, ajo shpresonte të kapte një moment të ëmbël.

Por, ajo që regjistroi u bë diçka shumë më e madhe: një mësim prekës për dashurinë e pastër të një fëmije dhe një kujtesë e qetë për sakrificat që bëjnë prindërit që punojnë, për të qenë të pranishëm për fëmijët e tyre, shkruan portali Mother.ly.

Në një video virale në TikTok që ajo ndau, vajza e saj shtatë muajshe, Blakely, qëndron qetë duke pritur babanë.

It’s safe to say that she missed her daddy 🥹🫶🏻 #babygirl #daddysgirl #baby #babiesoftiktok #babytok ♬ Northern Attitude – Noah Kahan & Hozierhttps://www.tiktok.com/embed/v2/7536037872089009422?lang=en-US&referrer=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ffoshnja-brohoret-per-babane-qe-u-kthye-nga-nje-udhetim-pune%2F

Nuk zvarritet, nuk duartroket, vetëm sheh me durim. Pastaj hapen dyert hyrëse. Babai i saj hyn, pas një jave mungese për shkak të një udhëtimi pune, dhe fytyra e vogëlushes ndriçohet nga një gëzim i pastër.

Fortuna i tha Newsweek se e kishte regjistruar videon sepse “Blakely sapo kishte filluar të njihte fytyra, dhe sa herë që dikush nga ne hynte në dhomë, ajo buzëqeshte gjerësisht”.

Ajo donte të shihte reagimin pasi vogëlushja nuk e kishte parë të atin për disa ditë. Ajo që pasoi preku zemrat e miliona njerëzve dhe bëri për të qarë nga gëzimi gjithë internetin – përfshirë edhe vetë Willow. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More