Fotogaleri-Emocionet e ditës së parë të shkollës

nga D. V.

345 mijë nxënës, nga të cilët 26500 mijë u ulën sot për herë të parë në bankat e shkollës në të gjithë vendin.

Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell përmes fotove në disa nga shkollat e kryeqytetit,  emocionet e fëmijëve që nisin rrugëtimin e dijes në klasën e parë, por edhe fëmijëve që rikthehen në banka pas pushimeve të verës.

Më të vegjlit, të shoqëruar nga prindërit apo gjyshet, me buqeta lulesh në duar në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” në kryeqytet, mezi prisnin për t’u takuar me bashkëmoshatarët, por edhe mësuesit e tyre.

Ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, duken edhe më të emocionuarit, teksa përpiqen të fshehin edhe lotët herë pas here.

“Kartolinës” së ditës së parë të shkollës në Tiranë, i shtohen edhe elementët e sigurisë, ku oficerët e policisë të pozicionuar në dyert e shkollave orientojnë fëmijët dhe sigurojnë që ata të futen në ambientet e shkollës.

Sipas udhëzimit të ri, telefonat nuk do të lejohen në shkollë apo gjatë orarit të mësimit. Në rast të nevojës të argumentuar nga prindi, në drejtorinë e shkollës, që fëmijën ta pajisë me telefon, atëherë telefoni fiket, nxënësi e dorëzon sipas rregullit të shkollës në sirtarin apo kutinë e përcaktuar në klasë.

Njëherësh, edhe efektivët e Policisë Rrugore janë në shërbim për të normalizuar trafikun e makinave, në ditën e parë të vitit të ri shkollor 2025-2026.

Prindërit shprehen të plotësuar, për faktin që me nisjen e vitit të ri shkollor, fëmijët nisin rutinën e normalitetit, mes librave dhe detyrave, duke u shkëputur nga qëndrimi në shtëpi apo pajisjet elektronike.

Në ditën e parë të këtij viti shkollor kanë hapur dyert 30 shkolla të reja nga veriu në jug.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shpërndarë libra falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Janë rreth 9 milionë euro, të cilat u vunë në dispozicion për të garantuar që nxënësit të kenë librat shkollor falas nga klasa e parë në klasë të 9 dhe gjithashtu edhe për 16 kategori nxënësish, të cilët janë në gjimnaze.

Sipas MAS janë më shumë se 340 laboratorë smart në të cilët do të shtrihet kurrikula e teknologjisë dhe informacionit, përmes programit të kodimit codmonkey.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More