Fruta me helm nga Greqia në Shqipëri, kapen 3 ngarkesa me pjeshkë e rrush

nga L. M

Tre ngarkesa me fruta të kontaminuara me pesticide mbi normë janë futur në Shqipëri vetëm gjatë këtij muaji, duke rritur ndjeshëm shqetësimin për sigurinë ushqimore të qytetarëve shqiptarë. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), përmes njoftimeve të publikuara në sistemin evropian RASFF (Sistemi i Shpejtë i Njoftimit për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë).

Sipas AKU-së, bëhet fjalë për:

– Pjeshkë nga Greqia, të cilat pas analizave laboratorike rezultuan me mbetje të pesticidit Phosmet, mbi normën e lejuar. Ky substancë konsiderohet me risk për shëndetin e njeriut.

– Rrush i kuq francez, po ashtu i importuar nga Greqia, ku u zbulua prania mbi normë e pesticidit Propamocarb, një tjetër substancë e rrezikshme për konsum.

– Rrush tavoline Red Globe nga Italia, i ndaluar në Pikën Kufitare në Durrës, pas konstatimit të pesticidit Bitertanol, gjithashtu me ndikim të dëmshëm në shëndet.

AKU ka bllokuar ngarkesat në fjalë dhe ka marrë masa për asgjësimin e tyre, duke njoftuar paralelisht subjektet që i kishin shpërndarë për tërheqjen e produkteve nëse ishin ende në gjendje.

Ndërkohë, kjo është jo hera e parë që produkte me pesticide mbi normë hyjnë në tregun shqiptar, çka ngre pyetje serioze për kontrollin kufitar, gjurmueshmërinë dhe sigurinë ushqimore në vend.

AKU thekson se rreziku për konsumatorin është real, dhe u bën thirrje qytetarëve dhe subjekteve të tregtimit të qëndrojnë të kujdesshëm

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More