Gashi: Anëtarësimi në NATO, hap i madh për RMV-në

nga D. V.

Shkup, 28 mars – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi mori pjesë në ngjarjen e organizuar për të shënuar 5-vjetorin e anëtarësimit të RMV-së në NATON.

Njoftimi i Gashit:

Me krenari të veçantë mora pjesë në një ngjarje të rëndësishme për të shënuar 5-vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Anëtarësimi ynë në NATO ishte një hap i madh në forcimin e partneriteteve tona ndërkombëtare dhe garantimin e sigurisë për qytetarët tanë. Ndërkaq ky përvjetor i rëndësishëm për vendin tonë, është një dëshmi e angazhimit tonë të fortë për të kontribuar në paqen, sigurinë dhe stabilitetin global.

Përkushtimi ynë për këtë aleancë do të vazhdojë të mbetet i patundur, duke kontribuar aktivisht në forcimin e vlerave të demokracisë, lirisë dhe sigurisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More