Gazetares braziliane i vidhet telefoni gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

nga D. V.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë gazetarët mund të ballafaqohen me sfida të ndryshme, por një gazetareje braziliane i ndodhi diçka që më së paku e kishte pritur.

Ajo gjatë raportimit të drejtpërdrejtë dhe derisa po fliste para objektivit të kamerës, pranë saj kaloi me shpejtësi një hajn që ishte në biçikletë dhe që ia merr telefonin nga dora, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për gazetaren Beatriz Casadei po lajmërohej drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesit Balaco Geral, kur hajni ia vodhi telefonin.

Nuk dihet nëse hajni është kapur nga policia apo i është kthyer telefoni gazetares braziliane. Pamjet janë bërë virale dhe kanë marrë mijëra pëlqime.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More