Laura Rogers dhe vajza e vogël Daisy çdo mëngjes ulen përpara dritares, që e vogla të mund të presë me padurim gjyshin e saj.
Kjo nënë vendosi të filmonte një nga këto takime të ëmbla, dhe videoja që realizoi i ka nxjerrë buzëqeshjen mijëra njerëzve.
Sapo e pa gjyshin, Daisy filloi të qeshë me gjithë shpirt, fshehu fytyrën me duar dhe dukej sikur nuk dinte si të reagonte nga emocionet.
Momenti u bë edhe më i prekshëm kur gjyshi ndaloi pikërisht përballë saj, nga ana tjetër e xhamit.
Laura, në përshkrimin e videos së ëmbël, shkroi “miqtë më të mirë për gjithë jetën”.