Gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 682 sanksione për vozitës, 68 për vozitje pa patent shofer

nga D V

Shkup, 6 mars – Me numrin prej gjithsej 682 urdhërpagesa të lëshuara për kundërvajtjet e bëra në bazë të dispozitave të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete u rrumbullakësuan aktivitetet e djeshme të planifikuara, intensive të nëpunësve policorë pranë MPB-së në pjesën e kontrolleve të komunikacionit rrugor në vend.

Në kuadër të numrit të theksuar, dhe në bazë të kundërvajtjeve mbizotëruese që i bëjnë pjesëmarrësit në komunikacion – për parkim të parregullt dhe vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, u evidentuan 204, gjegjësisht 136 kundërvajtje. Krahas kësaj, pa patent shofer ishin regjistruar 68 vozitës, më tej 63 pjesëmarrës në komunikacion u sanksionuan për mospërdorimin e rripit të sigurimit, ndërsa 27 për përdorimin e celularit gjatë vozitjes.

“Sipas të dhënave statistikore, në pesë raste vozitësit kanë kaluar në sinjalin e kuq, në katër raste te vozitësit është vërtetuar vozitja nën ndikimin e alkoolit, 11 vozitës të motoçikletave janë sanksionuar për shkak të mosbajtjes së helmetës mbrojtëse, ndërsa ishin sanksionuar edhe 22 këmbësorë. Në bazë të Ligjit për automjete 17 automjete janë mënjanuar nga komunikacioni për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa nëntë për shkak të parregullësisë teknike. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More